Ndalohet…/ Gjobë deri në 500 euro, ja rregullat e reja për pushuesit

Data

Ulqin ka miratuar një rregullore të re për sjelljen në hapësirat publike, duke vendosur kufizime për turistët dhe pushuesit që lëvizin me rroba banje jashtë zonave të plazhit.

Lajmi u bë i ditur nga kryetarja e Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ivana Popoviç, e cila tha se vendimi synon ruajtjen e rendit publik, etikës dhe imazhit të qytetit turistik.

Sipas rregullores së re, ndalohet lëvizja me rroba banje ose me trup pjesërisht të zhveshur në ambiente publike jashtë zonave të notit dhe plazheve.

Ndalimi përfshin:

  • rrugët,
  • sheshet,
  • shëtitoren bregdetare,
  • parqet,
  • zonat e këmbësorëve,
  • si dhe hapësirat e gjelbra publike.

Për shkelësit janë parashikuar gjoba që variojnë nga 350 deri në 500 euro.

“Rregullorja u miratua me qëllim ruajtjen e rendit, kulturës së sjelljes dhe respektimit të hapësirave të përbashkëta publike”, deklaroi Popoviç.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related