Ndalimi i TikTok, i domosdoshëm për mbrojtjen e fëmijëve’, Rama: Përdorimi me VPN, rrezik për të dhënat

Data

Gjatë një takimi në shkollën “Besnik Sykja”, kryeministri Edi Rama deklaroi se ndalimi i TikTok në Shqipëri ishte një hap i domosdoshëm për të mbrojtur fëmijët nga ndikime negative.

“Më vjen shumë mirë që sot TikTok është mbyllur, duke u siguruar fëmijëve një mbrojtje nga një influencë shumë negative, që iu qëndronte në kokë 24 orë në 24,” tha Rama.

Ai paralajmëroi se përdorimi i VPN-ve për të aksesuar platformën mund të jetë i rrezikshëm për të dhënat personale të përdoruesve. “Mësuesit duhet t’iu shpjegojnë prindërve dhe nxënësve se përpjekja për të instaluar TikTok me VPN të lira e bën telefonin e grabitshëm me të dhënat që ka brenda,” shtoi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related