Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari dhe publicisti Namir Lapardhaja, dyshohet për trombozë

Data

Gazetaria shqiptare është në zi pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Namir Lapardhaja, i cili u shua në moshën 40-vjeçare në Gjermani.

Sipas burimeve paraprake, shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë tromboza, megjithëse priten konfirmime zyrtare për rrethanat e plota.

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi Lapardhaja kishte festuar ditëlindjen e tij më 5 mars, duke e bërë humbjen edhe më të papritur për familjarët, miqtë dhe kolegët.

Ai njihej si një zë i angazhuar në media, publicist dhe kritik letrar, i cili ka kontribuar me analiza dhe opinione mbi çështje të ndryshme shoqërore dhe kulturore.

Ndarja e tij nga jeta lë një boshllëk në botën e gazetarisë dhe të mendimit publik në Shqipëri, ndërsa mesazhet e ngushëllimit pritet të vijojnë nga kolegë dhe figura të njohura të jetës publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related