Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë ndodhi në gjyqin për shpifje me Gazment Bardhin. Me anë të një postimi në X, kreu i qeverisë thotë se avokatët e deputetit të PD kanë kërkuar që të mos merreshin parasysh deklaratat, pasi ato që ka thënë Bardhi janë fakte të njohura.
“Gjyqi është me Edi Ramen dhe per shpifjet ndaj Edi Rames, prandaj ata duhet te sjellin prova që të vërtetojnë thëniet e Bardhit”, shkruan Rama, i cili thotë se nuk kanë prova ndaj shtyjnë seancat.
Çështja lidhet me akuzat publike që Bardhi bëri kohë më parë ndaj kryeministrit, se kishte fshirë emrin e të vëllait, Olsi Rama, nga dosja e ‘Xibrakës’, me ndihmën e prokurorëve që i kishte promovuar më pas. Por pala mbrojtëse e deputetit demokrat, pretendon se Bardhi i është referuar fakteve të bëra publike dhe thjesht i ka përsëritur ato.
