NASA publikon audioregjistrimin sekret të vitit 1965, astronautët e Gemini 7 raportuan për një objekt të paidentifikuar në hapësirë

Data

NASA dhe Pentagoni kanë publikuar për herë të parë një audioregjistrim dhe transkript zyrtar të vitit 1965, ku astronautët e misionit Gemini 7 raportojnë se kishin parë një objekt të paidentifikuar gjatë fluturimit në hapësirë.

Astronautët Frank Borman dhe Jim Lovell komunikuan me kontrollin e misionit më 5 dhjetor 1965, duke përshkruar një objekt misterioz pranë anijes së tyre hapësinore.

“Objekt në orën 10:00”, dëgjohet të thotë Borman në regjistrim.

Kur zyrtarët e NASA-s e pyetën nëse po shihte raketën përforcuese të Gemini apo një fenomen natyror, astronauti u përgjigj: “Kemi mbeturina këtu lart. Kjo është një pamje e vërtetë”.

Më pas ai përshkroi objektin si një “trup të shkëlqyer” të rrethuar nga “qindra grimca të vogla”, duke shtuar misterin rreth asaj që astronautët panë në orbitë më shumë se 60 vite më parë.

Publikimi është pjesë e dosjeve të deklasifikuara nga Pentagoni mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara, të njohura tashmë zyrtarisht si UAP. Materialet janë bërë publike në kuadër të një nisme për rritjen e transparencës mbi raportimet historike të objekteve të paidentifikuara.

Dosjet përfshijnë dokumente të FBI-së, Departamentit të Shtetit dhe transkripte të misioneve hapësinore të NASA-s, duke rikthyer vëmendjen te një nga episodet më misterioze të historisë së eksplorimit hapësinor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related