Nafta shtrenjtohet sërish në Shqipëri, çmimi arrin deri në 189 lekë për litër pas rritjes në bursat ndërkombëtare

Data

Çmimi i naftës në tregun vendas të shitjeve me pakicë ka pësuar një tjetër rritje, duke arritur në disa pika karburanti në Tiranë deri në 189 lekë për litër.

Rritja e fundit është rreth 7 lekë për litër, krahasuar me çmimin prej 182 lekësh që ishte disa ditë më parë. Në total, që nga fillimi i marsit, nafta është shtrenjtuar rreth 14 lekë për litër.

Sipas një vëzhgimi në treg, çmimi më i lartë është regjistruar në një pikë karburanti në zonën e Oxhakut në Tiranë, ku nafta ka arritur në 189 lekë për litër. Ndërkohë, në disa pika të tjera të shitjes çmimi vijon të variojë nga 181 deri në 182 lekë për litër.

Edhe benzina ka shënuar rritje në disa pika të tregut, duke arritur deri në 186 lekë për litër në zona të caktuara të kryeqytetit.

Rritja e çmimeve në Shqipëri lidhet drejtpërdrejt me luhatjet në tregjet ndërkombëtare të energjisë. Pas tensioneve dhe sulmeve në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare është rritur ndjeshëm.

Nafta, e cila para konfliktit tregtohej rreth 65 dollarë për fuçi, ka arritur në 100 dollarë për fuçi dhe në disa momente ka shkuar edhe deri në 103 dollarë për fuçi.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse tensionet në rajon vazhdojnë, çmimi i karburanteve mund të pësojë rritje të tjera edhe në tregun shqiptar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related