Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar situatën politike, duke e ndalur theksin tek dënimin i deputetit Ervin Salinjai me një vit burg nga Gjykata e Apelit, hetimet për ish-kryeministrin Sali Berisha nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) sa i takon aferës së ish-kompleksit “Partizani”, etj. Konkretisht Myslim Murrizi ka sjellë një perspektivë intrigante në debatin politik shqiptar, duke theksuar lidhjen mes drejtësisë dhe skandaleve të shumta që përfshijnë figurat kryesore të vendit.
Sipas tij, një dënim i mundshëm për Sali Berishën nga SPAK për aferën e “Partizanit” mund të ketë pasoja të rënda për Edi Ramën, duke e futur atë në një situatë të rrezikshme. Murrizi sugjeron se Ervin Salianji, përmes informacionit të tij, ka potencialin të zbulojë ngjarje të bujshme në Elbasan, përfshirë incidente të dhunshme dhe aktivitetet e paligjshme në laboratorët e drogës. Këto akuza, nëse provohen, mund të tronditin ndjeshëm skenën politike dhe mundësinë e stabilitetit në vend. Duke zbuluar lidhjet mes këtyre ngjarjeve, Murrizi fton opinionin publik të reflektojë mbi realitetin e errët të politikës shqiptare. Megjithatë se çfarë do të ndodhë në vazhdim? Kjo është pyetja që do të mbetet në qendër të vëmendjes.
Vendimi i Gjykatës së Apelit për Ervin Salianji
Çfarë lloj komenti kur shoh që në 2024-ën akoma dënohesh për deklarime, denoncime të cilat nuk janë të Ervinit por ka thënë që Geron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafaj është trafikant droge, gjë që për këtë ka një vendim të gjykatës italiane që është dënuar 7.2 vite dhe këtë e mori vëllai me charter dhe e çoi në kokërr të burgut kur dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm. Kjo Gjykata dhe Prokuroria shqiptare nuk do t’ja dijë për vendimin e gjykatës Italiane. Denoncimi i Salianjit është një fakt që ka ndodhur dhe vëllai i ish-ministrit ka bërë dënimin dhe pasi ka dalë nga burgu është rikthyer në Shqipëri. Jo kaseta, jo e panë, jo është zëri i tij e jo nuk është, nuk e di si mund të nxjerrin ekspertët e kriminalistikës një zë pa ia marrë zërin të zotit por e lanë që të ik me charter dhe sot e kësaj dite.
Hetimet për Salianjin
Nuk ka nevojë, mjafton t’i dërgoj një letër porosi Prokurorisë italiane dhe merreshin ata pastaj e nuk ishte nevoja të harxhonin lekë as për traget e as për ballona. Ka munguar vullneti për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së kasetës. Për mendimin tim dënimi më i rëndë për Salianjin nuk janë 6 muaj burg por dënimi politik i tij është të mos marrja pjesë në jetën politike për dy palë zgjedhje. Kjo tregon thelbin e vërtetë që ka shtyrë në këtë grykësi pushtetin dhe gjyqësorin nën urdhërat e këtij pushteti, më mirë lëre të bëj tre vjet burg po lëre në politikë.
Për kë ishte rrezik zoti Ervin Salianji ?
Rrezik është për mazhorancën, pasi është pjesë e opozitës. Rival me plotë virtyte dhe shumë dinjitoz ishte dhe për një grusht INUK-ësh brenda PD. Qenia e Salianjit në Elbasan mund ta ketë trembur pushtetin pasi gjatë fushatës kontaktet e gjatë zgjedhjeve mbase zbulonte diçka më shumë. Elbasani ka Xibrakën, laboratorin, bandat, rasti kur drejtori i Policisë rrihet në hu brenda zyrës së tij dhe hidhet në vaskë dhe është funksionar policie. Elbasani ka paprekshmërinë, ngjarjen që keni parë që gjuajnë makinën e policisë kur kjo e fundit shkon për kontroll. Salianji është dënuar të përjashtohet nga politika për 9 vite rresht, 5 vite përjashtim nga zgjedhjet e politikës.
Vendimi i PD për të thirrur qytetarët në protestë 7 tetor
Opozita është në të drejtën e saj të ftoj mbështetësit e tij e ndërprerjet tyre të ftoj çdo qytetar që është i vjedhur, i dhunuar, i korruptuar, i përbuzur nga qeveria për të dalë në protestën e PD. Nëse është protestë e opozitës them se nuk është e vonuar por nëse është protestë për rastin e deputetit Salianji, është e vonuar pasi pritet të bëhet 2 javë pas dënimit të tij. Gjatë kohës së bashkëqeverisjes teknike me Ramën, një pjesë jo e vogël e opozitës në delirin e tyre që sot bëjnë sikur qurraviten, thonin mirë bëmë t’i djegim e t’i flakim por përse nuk i djegin sot e ta rrëzojnë Ramën. Nga 2019-ta e sot, Ramën e kanë mbuluar skandalet për inceneratorët, Mc Gonigali, nusja e Blilalit e me rradhë, përse nuk ikin. E nuk kërkojnë njerëz për ato që i kanë bërë por belbëzojnë si skutha nën tavolinë e po të dëgjosh disa nga kur thonë se bëmë gabim që nuk i dogjëm mandatet dhe zgërdhihen. Bëtë gabim se i falet pushtetin në tavolinë Ramës dhe e latë 60 bashki dhe e atë që ai të bëj 205.000 patronazhistë të punësuar me taksat e shqiptarëve, kjo jo nuk është gabim por vrastare për Partinë Demokratike. Protestën e 7 Tetorit nuk e shoh të lidhur me çështjen e Salianjit.
