Reshjet e dendura të shiut kanë përkeqësuar situatën në disa zona të vendit, ku problematika më e theksuar është regjistruar në Qarkun Kukës, konkretisht në Bashkinë Tropojë.
Sipas njoftimit të Prefekturës Kukës, në aksin rrugor Bajram Curri–Valbonë janë evidentuar rënie gurësh dhe vërshime uji në disa segmente të rrugës, si pasojë e reshjeve intensive.
Ekipet e subjekteve kontraktore janë në terren dhe po punojnë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e aksit, duke ndërhyrë kryesisht në zonat më problematike. Aktualisht, qarkullimi në këtë rrugë, si edhe në të gjitha akset e tjera nacionale të Qarkut Kukës, vijon normalisht.
Nga raportimet e bashkive Kukës, Has dhe Tropojë nuk ka situata emergjente apo problematika të tjera të rënda. Furnizimi me energji elektrike në qark është pothuajse i plotë, me përjashtim të 16 abonentëve në Njësinë Administrative Tropojë e Vjetër.
Prefektura Kukës bën me dije se strukturat përgjegjëse janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe janë të gatshme të ndërhyjnë menjëherë në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike apo shfaqjes së problematikave të reja, në bashkëpunim me emergjencat civile të bashkive të qarkut.