Mot ekstrem në fundjavë: Shi intensiv, dëborë dhe temperatura deri në -3°C

Data

Vendi ynë do të përfshihet këtë fundjavë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje shiu, dëbore dhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet mesatar, kryesisht në formën e shtrëngatave, që pritet të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të ditës. Në zonat e veriperëndimit dhe jugperëndimit, shiu herë pas here do të jetë me intensitet deri të lartë.

Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, veçanërisht në zonat veriore, ku vlerat minimale pritet të zbresin deri në -3°C. Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa lokalisht priten shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve parashikohen reshje dëbore në formën e stuhive, ndërsa në veri dhe verilindje mbi 100 metra lartësi, si dhe në jug e juglindje mbi 200–300 metra, dëbora do të jetë me intensitet deri mesatar. Në pjesën tjetër të vendit, kryesisht gjatë pasdites, priten reshje të dobëta bore në formën e flokëve.

Në disa zona do të ketë mjegull dhe mjegullinë, duke ulur dukshmërinë, veçanërisht në akset rrugore. Era do të fryjë nga veriperëndimi në jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore mund të arrijë deri në 24 m/s. Deti pritet të jetë i trazuar, me valëzim të forcës 4–6 ballë.

Autoritetet këshillojnë kujdes të shtuar për qarkullimin rrugor, sidomos në zonat malore dhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related