Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori, ambasada amerikane: Të gjendet zgjidhja

Data

Për mosparaqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale, ka reaguar edhe ambasada amerikane në Kosovë.

Kurti, i ftuar nga Prokuroria në cilësinë e dëshmitarit, tash e katër herë nuk ka pranuar të paraqitet në këtë institucion.

Ambasada amerikane, u bëri thirrje palëve të gjejnë zgjidhje të përshtatshme që të ruhet integriteti i institucioneve të Kosovës.

“Ne kemi besim në demokracinë e Kosovës dhe u bëjmë thirrje palëve që të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme që ruan integritetin e institucioneve të Kosovës”, kanë thënë nga Ambasada amerikane për KlanKosova.

Kujtojmë se Zyra e Kryeministrit dje ka dalë me një tjetër reagim rreth çështjes së intervistimit të Kryeministrit Albin Kurti, lidhur me skandalin e Rezervës Shtetërore. Në këtë reagim ZKM thotë se Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar të dëshmojë, pavarësisht se i njëjti nuk u paraqit të martën në Prokurorinë Speciale ndonëse kishte edhe urdhëresë Gjykate.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related