Moska kërkon arrestimin e 160 politikanëve e zyrtarëve nga Evropa, në listën e të shpallurve në kërkim edhe një kryeministre! Cili është qëllimi i Rusisë dhe për çfarë akuzohen

Data

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas është emri i fundit në listën e Rusisë ku kërkohen edhe 160 evropianë të tjerë. Cili është qëllimi i Rusisë?

Çfarë lloj urdhërarresti është ky?

Bëhet fjalë për bazën e të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë. Ato mund të gjenden në faqen e internetit të ministrisë. Nëse ka dyshime se i akuzuari është arratisur nga drejtësia ruse, ai do vendoset në këtë listë si i kërkuar. Ministria nuk zbulon kriteret sipas të cilave është bërë lista. Por aktualisht në listat e të kërkuarve për vepra penale janë 96.752 persona.

Cilët shtetas jo rusë kërkon Rusia?

Kjo listë ruse përfshin qindra të huaj, kryesisht ushtarakë ukrainas dhe persona të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Por lista përfshin edhe 160 politikanë, përfaqësues dhe nëpunës civilë të Evropës Lindore nga Estonia, Lituania, Letonia, Polonia dhe Ukraina.

Ndër emrat më të njohur janë kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, sekretari shtetëror i Estonisë Taimar Peterkop dhe ministri i Kulturës i Lituanisë, Simonas Kairys.

Për çfarë akuzohen?

“Veprimet armiqësore kundër trashëgimisë historike ruse” janë arsyeja zyrtare e ndjekjes së tyre. Për shembull, pas pushtimit rus të Ukrainës, parlamenti letonez votoi për prishjen e të gjitha monumenteve të mbetura të epokës sovjetike në vend. Këto monumente i kushtohen Patriotit të Madh Luftë, siç e quajti Rusia Luftën e Dytë Botërore.

Kjo është arsyeja e mjaftueshme që Ministria e Punëve të Brendshme ruse të lëshojë urdhër për arrestimin e të gjithë anëtarëve të parlamentit, të cilët votuan në maj 2022. Bëhet fjalë për 83 persona. Një prej tyre është edhe ish-ministrja e Brendshme Maria Golubeva. Lituania filloi prishjen e monumenteve sovjetike në vitet 1990. Në vitin 2022 u hoqën të gjitha. Estonia shkatërroi gjithashtu një monument sovjetik. Dhe në mesin e vetë popullatës baltike pati protesta të izoluara kundër tij.

Rusia i kritikon ashpër vendime të tilla. “Lufta kundër historisë së përbashkët dhe heqja e monumenteve të atyre që shpëtuan Evropën nga fashizmi është natyrisht, e egër,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related