“Moska i mbyll derën tryezës së paqes!” Rusia rrëzon idenë e takimit SHBA-Ukrainë-Rusi në Miami

Data

Rusia ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e një takimi trepalësh me Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën në Miami, duke zbehur pritshmëritë për një hap të shpejtë drejt negociatave të drejtpërdrejta për fundin e luftës.

Ideja për një samit të tillë ishte bërë publike nga pala ukrainase, si një propozim amerikan që synonte uljen në një tryezë të përbashkët të përfaqësuesve të Uashingtonit, Kievit dhe Moskës, me mundësi përfshirjeje edhe të faktorëve evropianë. Por Kremlini e ka mohuar prerazi këtë skenar.

Këshilltari i presidentit rus për politikën e jashtme deklaroi se nuk ekziston asnjë përgatitje reale për një takim të tillë dhe se iniciativa nuk është diskutuar seriozisht nga pala ruse. Sipas tij, propozimet që vijnë nga Ukraina dhe Evropa jo vetëm që nuk e afrojë paqen, por e vështirësojnë arritjen e një zgjidhjeje afatgjatë.

Megjithatë, pavarësisht refuzimit të formatit trepalësh, kontaktet diplomatike mes Rusisë dhe SHBA-së vijojnë. Përfaqësuesi i posaçëm i presidentit rus për çështjet ekonomike dhe diplomatike konfirmoi se bisedimet me delegacionin amerikan kanë qenë konstruktive dhe se dialogu do të vazhdojë edhe ditët në vijim.

Kështu, ndonëse kanalet e komunikimit mbeten të hapura, Moska sinjalizon qartë se nuk është gati për një tryezë të përbashkët me Ukrainën në këtë fazë, duke e lënë procesin e paqes ende në një terren të paqartë dhe të brishtë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related