Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni tha se qeveria është e fokusuar në analizat e riskut në sektorët vurnerabël për luftën ndaj korrupsionit ku prioritet do të jenë pronat, doganat, prokurime, shëndetësia dhe arsimi. Gjatë raportimit në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ministrja tha se kalimi i shumë shërbimeve online por edhe reduktimi i burokracive ka ulur nivelin e korrupsionit. “Po bëhet një rishikim i pagave dhe për t’i bërë drejtësi të gjitha fazave të procesit. Përgjatë një viti është implementuar faza e parë e rritjes së pagave dhe do të vijojë me një fazë të dytë që do të prek nëpunësit e administratës publike. Është përmirësuar zbatimi i legjislacionit të shërbimit civil si në drejtim të rekrutimit dhe menaxhimit dhe ulja e numrit të ankimimeve në gjykatë. Kemi hequr burokracitë e shumë procedurave duke eliminuar në këtë mënyrë korrupsionin. Po miratojmë një reformë të re për Administratën Publike që do të dal shumë shpejt në konsultim publik dhe të përafrojmë sistemin tonë me atë të BE. Kalimi në 1227 shërbime online ka mundësuar jo vetëm një proces të ligjshëm të lëshimit të dokumenteve por edhe shmangien e ndërveprimit fizik, që sjellë dhe ulje të korrupsionit dhe rritje të llogaridhënies së zyrtarëve. Kemi marrë asistencën e BE për të hartuar dokumentin strategjik në luftën ndaj korrupsionit. Do të modernizojmë çdo hall qeverisëse dhe me ndërhyrje në hallkat ku korrupsioni mund të shfaqet. Do kemi prioritet të gjithë procesit të realizimit të riskut te pronat, prokurimet, shëndetësi, doganave dhe arsimit dhe janë në vëmendjen e qeverisë”, deklaroi Pirdeni.
Ministrja Pirdeni: Qeveria e vendosur për të luftuar korrupsioni, prioritet do të jenë pronat, doganat, prokurime, shëndetësia, arsimi pronat
Data
