“Mos e ngatërroni zotin Meta me Veliajn”/ Kryemadhi flet pas paraqitjes në SPAK: Ja pse jam veshur me mavi…

Data

Pas paraqitjes së saj në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Monika Kryemadhi foli për mediat. E veshur me rroba ngjyrë mavi nga mesi e lartë, Kryemadhi tha se kjo ishte përzgjedhje e saj e qëllimshme.

“Kam dhe thonjtë biles e kam me përzgjedhje, mavia ma ka vjedh mua ngjyrën”, tha Kryemadhi.

Më tej ajo u pyet nëse para se të hynte në SPAK po fliste me Metën. Ajo tha se po fliste me fëmijët e saj dhe se nuk ka komunikim me Metën. Kryemadhi kërkoi që mos të ngatërrojnë Metën me Veliajn, pasi sipas saj Meta nuk flet ccdo ditë me stafin e tij, siç bën Veliaj nga burgu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related