Mori mish dhe lekë për lirimin e një makine, dënohet me dy vite burgim oficeri Çelnik Toska

Data

Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka vendosur të rrëzojë një tjetër pafajësi të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për oficerin e policisë Elbasan, Çelnik Toska, duke e dënuar këtë të fundit me 3 vite burgim për akuzën e korrupsionit pasiv.

Vendimi është marrë pak ditë më parë, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, kjo masë dënimi është ulur me 1 vit, duke e dënuar përfundimisht oficerin Toska, me dy vite burgim.

Gjatë gjykimit në shkallë të parë, Çelnik Toska, u deklarua i pafajshëm, mirëpo ky vendim u ankimua nga prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, duke kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin e zyrtarit të policisë, që akuzohej për korrupsion pasiv.

Rrëzimi i kësaj pafajësie nga Apeli, ka çuar brenda 1 jave në dy pafajësi të kthyera në dënim, ku rasti i fundit ishte prishja e vendimit të pafajësisë për ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllakon dhe dënimin e tij me burg.

Ndërkohë në të njëjtën çështje ku ishte marrë i pandehur oficeri Çelnik Toska, Gjykata e Aeplit ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 8 muaj burgim Lirian Taragjinin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related