Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Data

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e SPAK, duke tërhequr vëmendjen me deklaratat e saj përpara mediave.

Nga hyrja e Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi u shpreh me tone ironike se po shkon drejt një “beteje ligjore shumë domethënëse”.

“Mirëmëngjesi të gjithëve. Tani po ikim drejt një beteje ligjore shumë domethënëse. A jeni lodhur? Apo hiç fare”, deklaroi ajo para gazetarëve.

Nuk janë bërë publike detaje zyrtare mbi arsyen e paraqitjes së saj në SPAK, ndërsa pritet të mësohen më shumë informacione pas përfundimit të procedurave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related