Mjekët ngrenë alarmin: Dr*ga nis që 14 vjeç! Ndihen të detyruar për t’i shpëtuar bullizimit

Data

Në një kohë kur qeveria ka nisur një konsultim të gjerë publik për ndikimin e rrjeteve sociale në sigurinë në shkolla, ekspertët ngrenë një tjetër alarm lidhur me jetën e adoleshentëve, uljen ndjeshëm të moshës së konsumimit të alkoolit dhe drogës.

“Është e vërtetë që është problematikë tek adoleshentët, dhe ajo që vëmë re është ulur mosha e eksperimentimit, si për alkoolin edhe për drogën. Por përsëri janë raste të izoluara, nuk mund ta konsideroj si fenomen, pra kur themi është ulur mosha jemi tek mosha 14,15-vjeç raste të izoluara si pasojë e një feste, apo rasti që tenton për një hap më të madh.”

Sipas bluzave të bardha çdo javë paraqiten të mitur në urgjencën e Qsut në shërbimin e Toksikologjisë për trajtim mjekësor, si pasojë e konsumimit të drogave apo alkoolit.

“Rastet mund të jenë javore, por më shumë janë në fundjavë. Ka raste edhe ditore, rastet e urgjencës mund të jenë 2-3 variojnë në ditë ose në dy apo tre ditë.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related