Mjegull e dendur paralizon qarkullimin në aksin Pogradec–Korçë

Data

Mjegulla mëngjesin e kësaj të shtune ka “pushtuar” juglindjen e vendit, ku nga Grabovica e Pogradecit deri në hyrje të qytetit të Korçës, rreth 30 km e këtij segmenti rrugor është i gjithi i përfshirë nga mjegulla.

Për këtë arsye, drejtuesit e mjeteve kanë minimizuar shpejtësinë për shkak të mungesës së fushëpamjes ndërsa policia rrugore ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për të shmangur aksidentet e mundshme.

Temperaturat në juglindje të vendit kanë shkelur deri në 0 gradë ditën e sotme ndërsa sinoptikanët kanë parashikuar një javë më shira të rrëmbyeshëm në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related