Sporti gjithnjë të tregon histori që shumë pak kanë aftësinë t’i krijojnë dhe një prej këtyre historive, e shndërruar në një përrallë moderne, është treguar nga futbollistët e Mjällby, që ditën e hënë kompletuan një rrugëtim të jashtëzakonshëm e mrekullueshëm në kampionatin suedez duke fituar titullin kampion.
Në fakt në gusht të vitit 2024, Torstensson mësoi një lajm të tmerrshëm; u diagnostikua me leucemi linfatike kronike. ‘Që nga ai moment e ndjej veten akoma më të fortë sepse kuptova rëndësinë e jetës, rëndësinë e cdo dite këtu-pohon trajneri 59 vjecar-sot nuk ndihem ndryshe në krahasim me ditët kur nuk e dija për sëmundjen. Në një farë mënyre e lë diagnozën në spital. E kam pranuar dhe nuk është diçka që më prek thellë’.
Por në anën tjetër diagnoza me kancer i ka mësuar diçka Torstensson.
‘Nuk marr asgjë për të mirëqenë dhe nuk i shtyj gjërat për t’i bërë të nesërmen-tregon Torstensson-është edhe kjo një arsye që fituam. Të gjithë pyesin për sekretin tonë, por nuk ka asnjë të tillë. Janë rreth 500 gjëra mbi të cilat kemi punuar cdo ditë me një kujdes të jashtëzakonshëm dhe nuk kemi bërë kompromis për asgjë’.
