“Mirënjohës për trimërinë e agjentëve” – Vjosa Osmani reagon pas sulmit ndaj Donald Trump: Guximi shmangu një tragjedi

Data

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas incidentit me të shtëna me armë gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku ishte i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Në një mesazh publik, Osmani shprehu solidaritetin e saj me presidentin amerikan, Melania Trump dhe popullin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dënuar aktin e dhunës.

“Dërgojmë lutje dhe solidaritet pas sulmit frikacak të mbrëmshëm,” u shpreh ajo.

Ajo vlerësoi reagimin e shpejtë të Shërbimi Sekret i SHBA, duke theksuar se ndërhyrja e tyre heroike ishte vendimtare për të shmangur pasoja më të rënda.

“Jemi mirënjohës për trimërinë e agjentëve që vepruan shpejt dhe heroikisht për të mbrojtur Presidentin dhe të gjithë të pranishmit. Guximi i tyre ndihmoi në parandalimin e një tragjedie kombëtare,” theksoi Osmani.

Në vijim, ajo nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një partner i palëkundur për Kosovën dhe një mbrojtës i rëndësishëm i lirisë dhe demokracisë në botë.

Sipas saj, asnjë akt dhune nuk mund të cenojë rolin dhe ndikimin e SHBA-së në promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit global.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related