“Mijëra në shesh kundër Ramës”/ Media publike e Austrisë: Përplasje me policinë në protestën e opozitës në Tiranë

Data

Protesta e opozitës në Tiranë ka marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Transmetuesi publik i Austrisë, “Zeit im Bild”, i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke raportuar për përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë gjatë tubimit kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Sipas raportimit, mijëra qytetarë iu bashkuan protestës së thirrur nga kreu i opozitës dhe Partisë Demokratike, Sali Berisha, përpara Kryeministrisë, me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për largimin e saj.

Media austriake thekson se gjatë protestës policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa në disa momente protestuesit tentuan të thyenin kordonin policor përpara Parlamentit. Raportohet gjithashtu se në drejtim të forcave të rendit u hodhën gurë dhe se në disa raste gazi lotsjellës u kthye mbrapsht nga protestuesit.

Për shpërndarjen e protestuesve, policia përdori edhe ujë, përveç gazit lotsjellës, duke e bërë situatën më të tensionuar. Sipas “Zeit im Bild”, ngjarjet në Tiranë janë pjesë e një klime të përshkallëzuar politike dhe të pakënaqësisë së qytetarëve ndaj politikave të qeverisë aktuale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related