Drejtori aktual i Policisë së Korçës, Erion Ahmeti, është shndërruar në një “xhandar” në qytetin juglindor, teksa skandalet e njëpasnjëshme në Doganën e Kapshticës as nuk ia kanë prishur terezinë.
Natyrisht, e kaluara në Tiranë e Ahmetit, i cili njihet si “polici i betoniereve”, e ka bërë më të fortë, ku sëbashku me disa drejtorë të tjerë të Policisë së Shtetit, kanë krijuar një “klan”. Nëse më parë në polici njihej “grupi çiftelia”, tashmë Ahmeti dhe shumë të tjerë njihen si “klani i Fushëbardhës”, një fshat mes Gjirokastrës dhe Delvinës, i cili çuditërisht ka nxjerrë shumë drejtor policie.
Me këto lidhje, por edhe me suportin e bashkëshortes gjyqtare, Alma Ahmeti, “xhandari” i Korçës është bërë i paprekshëm, duke i shërbyer klanit dhe atyre që e emëruan si drejtor në juglindje.




