Meta refuzon të hyjë në Parlament përmes dorëheqjes së deputetëve të PL: Nuk pranoj asnjë marifet

Data

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas rezultat në zgjedhjet e 11 majit teksa mbeti dhe jashtë Parlamentit duke mos u zgjedhur si deputet në listën e hapur të PD-ASHM.

Meta falenderon votuesit e tij dhe thot se disa zëra dashamirës, por edhe të tjerë djallëzorë, sugjerojnë si mënyrë për marrjen e mandatit të tij parlamentar, dorëheqjen e kandidatëve të Partisë së Lirisë në listën e mbyllur të Qarkut Tiranë.

Ai thekson se ka luftuar për përfaqësim vetëm nëpërmjet vullnetit të lirë dhe të hapur të qytetarëve, në mënyrë të vazhdueshme dhe parimore, sepse kjo është çështje e bindjes dhe karakterit tij dhe si pasojë nuk mund të pranojë asnjë marifet apo zgjidhje pragmatiste që shkon në kundërshtim me kauzat  për cilat ai ka luftuar.

Postimi:

Së pari falenderoj rreth 8 mijë zgjedhës që votuan për Ilir Metaj, të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës në themel të tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related