Mësoi nga mediat romancën e bashkëshortit, rrëfehet Alma Bektashi: Nuk merresh vesh me një person që i pëlqen vetja! Si partneri e tradhtoi këngëtaren me psikologen 20 vite më të re

Data

Ajo tregon se edhe pse 3 vite nga ndarja, procedurat e divorcit akoma nuk kanë mbaruar.

“Ende nuk ka mbaruar divorci, ishte dëshira ime për vitin e ri që këtë vit të mbaronte por jo,” u shpreh Alma.

Ajo tha se tradhëtia për të është “e patolerueshme” pasi e quan mosrespekt nga ana e partnerit

Ndërsa u pyet nga moderatorja sesi e përballoi ajo tradhëtinë, këngëtarja u shpreh se në fillim ka menduar se diçka nuk shkonte me të që bashkëshorti e kishte tradhtuar por më pas ka kuptuar se gjithçka ka ardhur si pasojë e mos komunikimit.

“Të vjen çudi, se gjëja e parë që mendon është ku ke gabuar çfarë nuk ka shkuar mirë. Nuk kam dëgjuar në trevat shqiptare për marrëdhënie të shëndetshme mes çifteve. Çiftet këtu tek ne nuk komunikojnë, cohen në mëngjes pinë atë kafen shume shpejt dhe ikin në punë, pastaj jo po po dal me me shokët jo po iki të pi një kafe dhe femra bën gjithçka vetë.”

“Nuk dua të më thuash 50 herë në ditë të dua kur veprat nuk janë askund, ajo fjala të dua është bërë si mirëdita. Kur e thua fjalën të dua ose të dashuroj është shumë fjalë e madhe,” thekson ndër të tjera këngëtarja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related