Ka ndodhur shpesh që bashkëpunimet muzikore kanë qenë pikënisja e një shoqërie të ngushtë.
Ky është edhe rasti i këngëtarit Ylli Limani dhe reperit Noizy të cilët jo vetëm që i sjellin publikut muzikë të mire dhe “hite” verore por edhe shumë të qeshura dhe batuta.
Ndonëse më pare nuk i shikonim shumë shpesh bashkë, që nga publikimi i këngës së tyre të pare e cila ishte bashkëpunim Yllin dhe Noizyn e gjejmë gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Së fundmi duket se dy artistët kanë zgjedhur që edhe ditët e pushimeve ti kalojnë së bashku në një ambient pishinash.
Duket se Ylli Limani është ‘bezdisur’ nga ngacmimet e reperit teksa ai po flinte gjumë dhe po shijonte rrezet e diellit Noizy i cili po notonte në pishinë e lagte vazhdimisht duke i krijuar bezdi.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale dëgjohet Ylli teksa thotë: Si një kalama i vogël je, ne këto shaka i bënim kur ishim në klasë të 7-të, pasha një zot do të ngrihem e do të lë të vdekur.
Duhet thënë që reagimet e artistit janë tepër “Funny”.
https://www.tiktok.com/@n0izyking03/video/7276794051997863174
https://www.tiktok.com/@n0izyking03/video/7276761606778834181
