Me kapele e biçikletë, ja personi që vendosi tritolin te motrat Nikolli ku vdiq Enea Thomaraj

Data

Personi që shihni në këto foto është njeriu që dyshohet se ka vendosur sasinë e tritolit në derën e apartamentit të marë me qëra nga dy motrat Giovana dhe Alda Nikolli, në Elbasan.

Në këtë ngjarje të rëndë, që prishi qetësinë e mëngjesit të 13 korrikut në Elbasan, mbeti i plagosur rëndë një 29-vjeçar, Enea Thomaraj, komshi me dy motrat objektiv i këtij atentati me tritol C4.

Ditën e djeshme fatkeqësisht pas tre muaj luftë për jetën, në ambientet e Spitalit Ushtarak në Tiranë, ka ndërruar jetë djaloshi Enea Thomaraj, i cili nuk kishte asnjë konflikt qoftë me motrat Nikolli por dhe me ata që urdhëruan dhe vendosën tritolin në derë të shtëpisë së tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related