‘Mbyllja e Zaharisë nuk rregulloi asgjë’, KLSH: Të sëmurët në kushte të vështira në Shënkoll, të shëruarit…

Data

Transferimi me shumë bujë 3 vite më parë i të burgosurve me vendim gjykate me masë shëndetësore nga burgu spital i Zaharisë drejt burgut të Shën Kollit në Lezhë për Kontrollin e Lartë të Shtetit ka sjellë ndryshime shumë të vogla të trajtimit të tyre, ndërsa nëse nuk merren masa urgjente situata do të shkojë në të njëjtat kushte.

Ky është konkluzioni i raportit të fundit të KLSH pas një auditimi të bërë për shëndetin mendor, kryesisht në Burgun e Lezhës dhe në disa spitale psikiatrike të vendit.

KLSH thotë se aktualisht në vendin tonë nuk ka institucione mjekësore të posaçme të cilat të shërbejnë për trajtimin e personave me çrregullime të shëndetit mendor që kanë kryer vepra penale, ndaj edhe Burgu i Shën Kollit në Lezhë ka shërbyer si një mjedis fizik për t’i trajtuar, pas një marrëveshjeje mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Mundësitë që ofroi transferimi nga Burgu i Zaharisë në IEVP Lezhë nuk u shfrytëzuar maksimalisht nga institucionet përgjegjëse, kjo pasi numri i individëve të akomoduar aty u rrit dhe vijon të rritet, gjë kjo e cila mund të çojë IEVP Lezhë po në të njëjtat kushte ku gjendej më parë Burgu i Zaharisë”, nënvizon KLSH.

Deri në dhjetor 2023 në Shën Koll kishte 220 persona mbi kapacitetin e institucionit, ndërsa gjatë vitit 2024 numri i individëve të trajtuar është rritur, ndërkohë që edhe kushtet mungojnë me ambiente që kanë lagështirë, amortizim dhe një ambient i rrethuar me hekura si në dhoma ashtu edhe në ajrim.

Shifra prej 420 të akomoduarve sot në burgun e Shën Kollit në Lezhë do të reduktohet nëse do të zbatohej në kohë ligji për rishikimin e masës mjekësorë “mjekim i detyruar” dhe “shtrim i përkohshëm” nga gjykatat. Sipas ligjit të shëndetit mendor rishikimi duhet bërë brenda vitit por edhe pse administrata e Burgut të Lezhës ua ka kujtuar me një shkresë të gjitha gjykatave të rretheve kjo nuk ka ndodhur.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related