Mbyllja e ‘TikTok’ nga qeveria, Lubonja: U përdor si sebep vrasja e 14-vjeçarit, Rama hipokrit që promovon vrasësit

Data

Fatos Lubonja, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar lajmin e dhënë nga kryeministri Rama për mbylljen e rrjetit social TikTok për një vit.

Ai tha se nëse krimi vjen nga tiktok, si vrasja e atij 14 vjeçarit qe për mua u përdor si sebep për ta mbyllur, duhet të shohim si fillim se çfarë ka bërë vetë shteti, qeveria, kryeministri për ta luftuar krimin.

“Nga pikëpamja ime tik-tok e shoh si një fenomen të ri që vjen bashkë me rrjetet sociale. Tema e rrjeteve sociale në përgjithësi dhe telefonat se si mbahet në duart e fëmijëve lidhet më shumë me atë se çfarë të mirash dhe të këqijash kemi nga teknologjia. Pra rëndësi ka se si i përdor njeriu, si e përdor teknologjinë.

Problemi nuk është se çfarë gjen në celular, tik-tok apo Fb, por aty gjen pafundësisht dhe kulturë, filozofë, historianë që japin leksione të vyera. Në thelb varet se çfarë njeriu ke krijuar ti që të gjejë te telefoni, sa ke punuar për ta formuar këtë njeri. Këtu duhet të reflektojë një kryeministër.

E dyta e lidhur me tik-tok është shoku rrugaç sipas Ramës, kjo aplikohet pak si shumë dhe për vetë kryeministrin më thuaj me kë rri të them se cili je. Nqs krimi vjen nga tiktok, si vrasja e atij 14 vjeçarit qe për mua u përdor si sebep për ta mbyllur, duhet të shohim si fillim se çfarë ka bërë vetë shteti, qeveria, kryeministri për ta luftuar krimin se ajo që po shohim është se po lulëzon krimi.

Në këtë aspekt ka një hipokrizi të madhe kur thuhet se unë po mundohem që fëmijët të mos bëhen vrasës, kur nga ana tjetër ti vrasësit i ke promovuar dhe madje i ke bërë dhe deputet.

Një qeveri që e mat punën e një ministri me numrin e like, ndoshta është ajo teza që këtu është fjala për më shumë mbylljen e një rrjeti social para fushatës, është një rrjet që se kontrollon dot dhe më mirë ta mbyllë dhe gjen këtë sebebin e fëmijës që u vra.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related