Mbreti Charles në Kongres: Marrëdhëniet Britani–SHBA “vërtet unike” dhe më të rëndësishme se kurrë

Data

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, ka mbajtur një fjalim në Kongresin amerikan, ku ka theksuar rëndësinë historike dhe strategjike të marrëdhënieve mes Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në fjalën e tij, ai u ndal te lidhjet e forta ndër vite mes dy vendeve, duke e cilësuar aleancën si “vërtet unike”. Sipas tij, ky partneritet mbetet thelbësor në një kohë sfidash globale.

Charles theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve po thellohet edhe më tej, përmes marrëveshjeve të reja ekonomike dhe teknologjike që synojnë të nxisin zhvillimin dhe prosperitetin e përbashkët.

Ai përmendi gjithashtu rolin e administratës së Donald Trump dhe qeverisë britanike në avancimin e këtyre marrëveshjeve, duke theksuar se ato do të ndihmojnë në ndërtimin e një kapitulli të ri në bashkëpunimin transatlantik.

“Ky partneritet, besoj, është më i rëndësishëm sot se kurrë më parë,” u shpreh monarku britanik, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe koordinimit mes aleatëve në arenën ndërkombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related