Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku është thirrur në interpelancë nga opozita, ka zbardhur panin e masave për rritjen e sigurisë në shkolla. Manastirliu tha se Ministria e Arsimit dhe ajo e Brendshme po punon intesivisht dhe kemi rikonceptuar perimetrin e sigurisë që përfshin ato hapësira fizike ku fëmijët qëndrojnë.
“Ministria e Arsimit dhe Sportit padyshim ka rol për krijimin e ambienteve të sigurta në shkolla. Ministria e Arsimit ka qenë dhe do mbetet për fuqizimin e mëtejshëm të mekanizmave të dhunës në shkolla, rishikimin e ndërhyrjes së shpejt të oficerëve të sigurisë, punonjësve sociale dhe psikologëve
Zgjerimin e shpejt të platformave dhe referimin proaktive të hershëm dhe forcimin e shërvimeve sociale në strukturat arsimore dhe në komunitete. Masat do të pasqyrohen në palnin kombëtar të veprimit për parandalimin e cdo lloj forme të dhunës, bullizmit dhe rritjes së sigurisë në shkolla për të cilin puna ka nisur dhe do të prezantohet brenda dhjetorit.
Por është e rëndësishme dhe të kujtojmë se në këto vite ka patur një vëmendje maksimale mes institucioneve përgjegjëse për ta ngritur në një nivel më të lartë masën e sigurisë për mbrojtjen dhe sigurinë e nxënësve brenda dhe jashtë perimetrit të shkollave. Ministria e Arsimit dhe ajo e Brendshme po punon intesivisht dhe kemi rikoceptuar perimetrin e sigurisë që përfshin ato hapësira fizike ku fëmijët qëndrojnë, ndërveprojnë dhe kalojnë kohën e tyre pata dhe pas mësimit. Dhe monotrotimin e aktiviteteve tregtare.
Kjo paketë përmban të gjitha masat si më poshtë;
Monitorimin e perimetrit të sigurisë, edukimin, sensibilizimin dhe largimin e personave të dyshuar në afërsi të ambienteve të shkollave
Përforcimin në sinjalistikës rrugore
Kontrollimin e çdo subjekti, biznesi për moslejimin e produkteve dhe pijeve alkoolike
Monitorimin e mjedisit të brendshëm dhe përreth shkollës për të mos lejuar çdo parregullsi
Rritjen e bashkëpunimit mes shkollës, policisë së shtetit, oficerëve të sigurisë dhe ndjekjen e rasteve të faktuara dhe të dyshuara
Rritje dhe ndërgjegjësimin e nxënësve dhe prindërve.”
