Skandali i mbetjeve të Kompanisë Kurum ka hapur një debat të madh publik lidhur me gjetjen e fajtorit në këtë situatë, ku përveç kompanisë turke që dërgonte mbetje toksike drejt Tajlandës përgjegjësia bie edhe mbi instancat shtetërore. Studiuesi dhe ambientalisti Sazan Guri zbuloi dje në një media se me këto mbetje rrezikohet jeta e njeriut, pas Kurum çdo gjë që djeg, metalet e rënda përbëjnë rrezik kancerozegjene. “Ka një fshehje të problemit, kur thuhet ndotje e mjedisit. Ndotje është shëndeti njerëzor. Qeveria edhe në rastin kur është aktor, edhe në rastin kur është indiferent, tregon se përgjegjësia bie sa mbi kompaninë por edhe për qeverinë. Mbetja është industriale. Kurum ka mbetje industriale, bota e përdor për mbetje të ngurtësuar kur nuk ka metale.
Kurum prodhon mbetje nga furrnalta të rrezikshme. Çdo gjë që digjet prodhon hi, nuk është i zakonshëm, zink, hekur, nikel, gjithë metalet e rënda. Hyjnë në procesin jetësor të njeriut. Secili ka një organ në trup, ndikim shëndetësor, jetë kanceroze. Situata është më e rëndë. Kam video kur kam bashkëpunuar me prokurorinë në 2017. Prokuroria e Elbasanit e la përgjysëm. Kemi shkuar në Kurum natën dhe pamë si punohej natën, nga ora 7, 8 deri në mëngjes. Tymi dilte me shtëllunga, si një vullkan nga dritaret nga çatia. 800 ton nuk është gjë me mbetjet që prodhon Kurum. Ka disa kukumale mbetjesh në Shkumbin. I ka derdhur në lum. Kompanitë e vogla nxjerrin ndonjë metal, por pjesa më e madhe ngel aty. Kurum bën lëshimin në ajër. Mbetjen e ka pranë një lumi. Nuk ma rrok mendja të kesh një incenerator pranë një lumi, kemi mbetje të pakontrolluar, mbetjet e hirta. Gjithë akumulimi i mbetjeve lidhen me Kurum, aty është rafineria. Të gjithë kanë një model, hedhje, flakje. Shoh vetëm tym të zi. Matjet bëhen kur ti nxjerr avull, kur nxjerr tym. Ke ndotje në ajër, kur fotografi i prokurorisë në 1 të natës nuk e kapte dot. Kemi ndotje në ajër, kemi ndotje në ujë, ke ndotje e mbetjeve diku anije, diku mbetje në lum Shkumbinit.’
