Gazetari Eraldo Harlicaj tha në një emision televiziv, këtë të premte se 50-vjeçari, i cili mbajti me forcë në makinë një 14-vjeçar pasi ky i fundit ishte konfliktuar me të birin, mund të dënohet deri në 5 vite burg.
Sipas Harlicajt mbi babain rëndon akuza e shkaktimi i heqjes së lirisë dhe dënimi për këtë nis nga 3-5 vite, por ky dënim mund të rëndohet duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një të mitur.
“Mbi babain rëndon heqja e lirisë që i ka shkaktuar djalit dhe mund të dënohet nga 3-5 vite, por dënimi mund të rëndohet për shkak se bëhet fjalë për një të mitur.
Kam folur me persona në polici, ai ka shprehur pendesë, u ka kërkuar falje edhe familjarëve të djalit 14-vjeçar”,-tha gazetari Eraldo Harlicaj.
