Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Lorena Goxhobelli, mund të jetë një fanse e Dua Lipës. Madje, 40-vjeçarja edhe mund të ketë kënduar ose kërcyer me meloditë e këngëtares së famshme me origjinë shqiptare.
Por, dëshira e Dua Lipës për të pasur një shtëpi të saj në bregdetin e mrekullueshëm të Ksamilit, në Shqipërinë Jugore, tashmë duhet ta ketë shndërruar emrin e saj në një kokëçarje serioze për drejtoreshën e ASHK-së.

Avokati Arben Llangozi ka publikuar së fundmi me videodhe fakte se Dua Lipa ka porositur dhe blerë një vilë në kompleksin turistik “Kep Merli”, të ndërtuar nga Agim Shënediela.
Pozicioni i vilës është perfekt. Vetëm pak metra larg bregut, në një zonë të tërhequr që ruan diskrecionin e plotë për një divë të muzikës botërore.
