Salvador Kaçaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka folur për procesin e primareve brenda PD-së që do të ndihmojnë në zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.
Ai e cilësoi këtë proces si një “matje brenda llojit” të modelit anglo-sakson, duke besuar se kjo do të sjellë përfitime për partinë. Kaçaj ka njoftuar se do të garojë në Tiranë, pasi mendon se aty mund të kontribuojë më shumë, edhe pse Lezha mbetet “shtëpia e tij”
Primaret janë të parashikuara për t’u mbajtur në kohën e duhur dhe, sipas Kaçajt, ato do të jenë “kualifikuese” dhe nuk do të shkaktojnë përçarje brenda partisë, por do të bashkojnë demokratët. Ai gjithashtu theksoi se PD është e hapur për bashkëpunim me çdo parti që është kundër Edi Ramës, pa pasur rëndësi ideologjitë e ndryshme apo ndasitë personale.
