“Mashtrimet e Ramës me spitalin e Dibrës”, PD denoncon: Të hetohet titullarja e Autoritetit kontraktor, Irini Shehu

Data

Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat ka folur lidhur me rikonstruktimin e spitalit rajonal në Dibër.
Vangjeli tha se në periudhën e zgjedhjeve të 14 Majit ministri lajmëroi rikonstruksionin e spitalit duke u shprehur se projekti ishte gati dhe shumë shpejt do të niste puna për rehabilitimin e plotë të tij. Ajo thotë më tej se rikonstruktimi u u anulua për shkak të vendimit të KPP.

Vangjeli shprehet se edhe pse KPP ka udhëruar për herë të dytë anulimin e procedurës me shkelje, nuk ka asnjë reagim zyrtar për penalizmin e përgjegjësve. Lidhur me këtë Vangjeli ka kërkuar në emër të PD-së të hetohet titullarja e Autoritetit kontraktor Irini Shehu njëherësh kryetare e këshillit bashkiak Dibër, e cila sipas saj vijon të lejojë shkeljen e ligjit.
Deklarata e zëdhënëses së antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
PR false e qeverisë Rama u demaskua edhe njëherë tjetër …

Në periudhën e zgjedhjeve të 14 Majit të vitit të shkuar ministria reklamonte rikonstruksionin e spitalit rajonal të Dibrës duke u shprehur se projekti ishte gati dhe shumë shpejt do të niste puna për rehabilitimin e plotë të tij..
Por në fakt sot pas 18 muajsh, jo vetëm puna nuk filloi por dështoi për një afat të pacaktuar…

Kështu, në datën 19 Prill 2023 AK Drejtoria e Spitalit Rajonal Dibër shpalli procedurën me objekt: “Rikonstruksion i Spitalit Rajonal Dibër “Rrahim Xhika”, me fond 3.2 mil euro. Kjo procedurë RIKONSTRUKSIONI me fond limit me diferencë shumë të vogël me çmimin e referencës për metër katror të ndërtimeve të reja në këtë zonë, u anulua për shkak të vendimit të KPP nr.716, datë 3.8.2023 i cili konstatoi ndër të tjera:

Se autoriteti kontraktor nëpërmjet veprimeve të tij, ka vepruar në kundërshtim të plotë me rregullat e prokurimit publik, por në funksion të uljes së konkurrencës, ndaj ka vendosur t`i propozojë Agjencisë së Prokurimit Publik nisjen e hetimit administrativ për të gjithë zyrtarët përgjegjës.

Në datën 06 Shtator 2023 AK Drejtoria e Spitalit Rajonal Dibër rishpalli këtë procedurë për të cilën morën pjesë 10 ofertues dhe pasi u skualifikua oferta më e ulët, u shpall fitues një bashkim operatorësh që kishte një diferencë në çmim prej 268 mijë eurosh (me tvsh) me ofertën më të ulët. Kjo procedurë u anulua përsëri për të dytën herë me vendimin e KPP nr. 238/ 2024 Prot, date 06.03.2024 i cili vendosi përveç anulimit edhe:

6. T’i propozojë Agjencisë së Prokurimit Publik, nisjen e hetimit administrativ, për shkeljet e kryera nga të gjithë zyrtarët përgjegjës.

7. Kopja e këtij vendimi, t`i dërgohet për njoftim Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, si dhe Rrjetit të Koordinatorëve Kundër Korrupsionit.
Edhe pse KPP ka udhëruar për herë të dytë anulimin e procedurës me shkelje të shkruara e zeza mbi të bardhë, të përsëritura, vetëm për faj të zyrtarëve shtetërorë, nuk ka asnjë reagim zyrtar për penalizmin e përgjegjësve..
Titullarja e Autoritetit kontraktor Irini Shehu njëherësh kryetare e këshillit bashkiak Dibër, vijon me arrogancë të lejojë shkeljen e ligjit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related