Masakra me 133 viktima në Moskë, Putin: Gënjen veten ,popullin e vet mundohet të gënjej ndërkombtarët për arrestimin 4 personat që kryen sulmin! Po tentonin të largoheshin në…

Data

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se të katër personat e armatosur që kryen një sulm vdekjeprurës në një sallë koncertesh në Moskë janë arrestuar 

Në një fjalim televiziv, Putin dënoi masakrën – më vdekjeprurëse në Rusi për gati 20 vjet – si një “akt barbar terrorist” dhe përsëriti sugjerimet e mëparshme nga shërbimet ruse të sigurisë se sulmuesit ishin përpjekur të arratiseshin në Ukrainë.

Ndërkohë Kievi hodhi poshtë pretendimin se ishte përfshirë në sulm.

Të paktën 133 njerëz u vranë dhe më shumë se 140 u plagosën kur sulmuesit hynë në ndërtesë, duke qëlluar pa dallim dhe duke e djegur atë.

Autoritetet thanë se 11 persona u arrestuan gjithsej dhe katër personat e armatosur u kapën teksa po shkonin për në Ukrainë.

Grupi Shteti Islamik (IS) thotë se qëndron pas sulmit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related