Kurti: T’i bëhet trysni Beogradit për arritjen e normalizimit të raporteve

Data

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i mundur dhe për t’u arritur kjo, duhet që t’i bëhet trysni Beogradi që të zbatojë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve, të arritur më 2023.

Kështu Kurti u përgjigj në pyetjen nëse mund të ketë shpejt një marrëveshje me Serbinë, pas deklaratës së bërë një ditë më parë nga presidenti amerikan, Donald Trump, lidhur me raportet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kurti përsëriti qëndrimin se Kosova dhe Serbia veçse e kanë arritur një marrëveshje për normalizim, që tha se po shkelet nga Beogradi, teksa përsëriti kërkesat e Kosovës për këtë proces.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related