Marta Kos vizitë zyrtare në Kosovo, pritet nga Albin Kurti dhe presidentja në detyrë Vjosa Osmani

Data

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovo, ku është pritur nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja në detyrë Vjosa Osmani.

Vizita e saj vjen në një moment të rëndësishëm për raportet mes Kosovës dhe Bashkimit Europian, ndërsa në fokus të takimeve pritet të jenë procesi i integrimit europian, reformat demokratike, sundimi i ligjit dhe zhvillimet politike në vend.

Burime nga institucionet kosovare bëjnë me dije se gjatë takimeve do të diskutohet edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për avancimin e agjendës europiane të Prishtinës zyrtare.

Komisionerja Marta Kos pritet të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të institucioneve dhe faktorë të tjerë politikë në Kosovë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related