Marshim-protestë në Durrës pas aksidentit tragjik me dy viktima të mitura, qytetarët kërkojnë siguri dhe më shumë hapësira për fëmijët

Data

Qytetarë të shumtë zhvilluan një marshim-protestë para Bashkia Durrës pas aksidentit tragjik që i mori jetën dy fëmijëve të mitur në Durrës.

Protesta u organizua si reagim ndaj ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen nr.15 të Spitallës, ku sipas raportimeve, automjeti i drejtuar nga Nikoll Radaçi doli nga kontrolli dhe përplasi fëmijët që po luanin pranë trotuarit të banesës së tyre.

Gjatë marshimit, banorët kërkuan më shumë siguri rrugore, kontrolle më të forta ndaj drejtuesve të automjeteve dhe krijimin e hapësirave të dedikuara për fëmijët.

Një prej protestuesve deklaroi se lagjja ndodhet në zi dhe se fëmijët tashmë kanë frikë të dalin jashtë për të luajtur.

“Ne kemi dalë për një vend më të sigurt për fëmijët tanë. Çdo lagje duhet të jetë e sigurt. Bashkia duhet të ndërtojë parqe për fëmijët”, u shpreh ai.

Banorët apeluan që reagimi institucional të mos mbetet vetëm pas tragjedisë, por të shoqërohet me masa konkrete për parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e komunitetit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta publike dhe debate mbi sigurinë rrugore, kontrollin e shpejtësisë dhe mungesën e hapësirave publike për fëmijët në zonat urbane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related