Marco Rubio takon Giorgia Melonin dhe Antonio Tajanin në Romë, në fokus Irani, Ukraina dhe siguria në Hormuz

Data

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Romë, ku u takua fillimisht me ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani dhe më pas me kryeministren italiane Giorgia Meloni në Palazzo Chigi.

Takimi mes Rubios dhe Tajanit u mbajt në Farnesina dhe u fokusua kryesisht te tensionet në Lindjen e Mesme, lufta me Iranin, situata në Ngushtica e Hormuzit, armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit, si edhe lufta në Ukrainë.

Palët diskutuan gjithashtu mbi marrëdhëniet mes Bashkimit Europian dhe SHBA-së, përfshirë bashkëpunimin për mineralet kritike dhe çështjet energjetike.

Pas takimit, Tajani e cilësoi bisedën “pozitive”, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve strategjike mes Italisë dhe SHBA-së.

“Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë të lidhura nga një marrëdhënie e pandashme”, deklaroi ai në rrjetet sociale.

Sipas Tajanit, Italia mbështet diplomacinë si mënyrën kryesore për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe është e gatshme të kontribuojë në një iniciativë detare shumëpalëshe për garantimin e sigurisë së lundrimit në Hormuz.

Vizita e Rubios në Itali vjen një ditë pas takimeve që ai zhvilloi në Vatikan me Papa Leone XIV dhe sekretarin e Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin.

Gjatë qëndrimit në Romë, Rubio mori edhe dokumente që lidhen me origjinën italiane të familjes së tij, ndërsa me humor deklaroi se herën tjetër do të flasë italisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related