Mandati i Xhaçkës/ Spiropali kërkesë për Komisonin e Venecias, shpërthen Zhupa: : Keni zhbërë Gjykatën Kushtetuese

Data

Vijon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku po flitet mes të tjerash edhe në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës dhe vendimin e marrë në Kuvend në seancën e të enjtes, për mos dërgimin e saj në Gjykatën Kushtetuese.
Deputetja Ina Zhupa, referuar kërkesës së kryetares së KUVENDIT Elisa Spiropali për opinion Komisionit të Venecias për këtë çështje, u shpreh se një gjë e tillë mund të ndodhte ndërsa është në proces gjykimi, jo kur gjykata është shprehur tashmë.

“Po e fusni çështjen e mandatit të Xhaçkës, në një rrugë zvarritje. Nuk mund të ketë opinion mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Opinionet merren para ose gjate shqyrtimit nuk mund te kërkohet opinion pasi Gjykata është shprehur. Ju keni zhbërë Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh ajo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related