Ish-deputeti Lefter Maliqi zbulon se do të nisë një tur falenderimi jo për të festuar, por për tu shprehur mirënjohje atyre që e votuan dhe për t’u kërkuar ndjesë për rezultatin.
Më tej, Maliqi ka shprehur pakënaqësitë me Partinë Demokratike, pasi nuk u përfshi i dyti në listë, megjithëse ishin dakordësuar më parë për këtë gjë.
Sipas tij, në qarkun e Beratit humbën mandatin e tretë për shkak të drejtuesit politik demokrat Eno Bozdo, të cilin e akuzoi se ka ndikuar drejtpërdrejt për ta bojkotuar.
Maliqi tha se të gjithë kandidatët e opozitës së bashku morën 13 mijë vota, ndërkohë që vetë ai, mori më shumë mbështetje me mbi 5 mijë vota.
