Mali i Zi avancon drejt BE-së duke mbyllur kapitullin 21, ndërsa Shqipëria mbetet pas dhe dështon të ecë përpara në kapitujt kyç të negociatave

Data

Në Konferencën Ndërqeveritare të mbajtur në Bruksel, Mali i Zi ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, duke mbyllur përkohësisht Kapitullin 21, që lidhet me rrjetet trans-evropiane.

Ky zhvillim konfirmon progresin e vazhdueshëm të Malit të Zi në negociatat me Bashkimi Europian, ku tashmë ka mbyllur një pjesë të konsiderueshme të kapitujve dhe mbetet vendi më i avancuar në Ballkanin Perëndimor në këtë proces.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, përgëzoi arritjen duke theksuar se përkushtimi dhe puna e palodhur e Malit të Zi kanë dhënë rezultate konkrete, ndërsa nënvizoi nevojën për vazhdimin e reformave, veçanërisht në sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Nga ana tjetër, Shqipëria nuk arriti të avancojë në proces, pasi iu bllokua mundësia për të mbyllur kapitullin e parë të negociatave, i cili përfshin çështje themelore si shteti i së drejtës, të drejtat e njeriut dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kryeministri malazez Milojko Spajić e cilësoi këtë hap si një moment kyç për zhvillimin e infrastrukturës dhe integrimin ekonomik të vendit, duke theksuar rëndësinë e lidhjes me rrjetet europiane të transportit dhe energjisë.

Mali i Zi, që ka nisur negociatat për anëtarësim në BE që në vitin 2012, ka hapur të gjithë kapitujt negociues dhe ka mbyllur tashmë një pjesë të konsiderueshme të tyre, me objektivin për të përfunduar procesin teknik deri në fund të vitit 2026 dhe për t’u bërë anëtar i plotë i BE-së në vitin 2028.

Ndërkohë, ngecja e Shqipërisë në kapitujt kyç sinjalizon sfidat që vendi vijon të ketë në përmbushjen e kritereve të kërkuara nga BE, duke e lënë pas në garën për integrim krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related