Zhvillime të reja janë shënuar në lidhje me zbulimin e dy magazinave me rreth 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin.
Policia ka vendosur të hetojë në gjendje të lirë drejtorin e Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, pasi nga hetimet paraprake dyshohet se ai nuk ka lidhje direkte me aktivitetin kriminal.
Ndërkohë, në kërkim është shpallur vëllai i tij, Romario Hasa, si dhe një punonjës i OSHEE, i dyshuar për shpërdorim detyre.
Magazinat ishin të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, me përdorimin e llambave dhe pajisjeve elektrike të specializuara.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrjetin e përfshirë në këtë veprimtari, ndërsa puna për kapjen e personave në kërkim është në vijim.
