Eksperti i ekonomisë prof. dr. Zef Preçi iu bashkua debatit të nisur nga Partia Demokratike mbi ekonominë, e cila shënon nisjen e një turi takimesh me profesionistë të fushave të ndryshme, për t’i njohur ata me programin e PD dhe për të dëgjuar propozimet e tyre. Drejtuesi i ACER, komentoi pozitivisht propozimin e PD për taksën e sheshtë, që sipas tij i vendos bizneset në një pozitë “start-i”, duke ulur kostot e administrimit. Ndërkohë Basha, shkroi dje në “Facebook” se Programi i PD shënon një pikë kthese për ekonominë, duke ritheksuar nevojën për të rritur konkurrencën, që sipas tij prodhon mbyllje të bizneseve, varfëri dhe largim të rinisë. “Dëgjova me shumë vëmendje diskutimin e prof. dr. Zef Preçit, ekspert në fushën e ekonomisë, drejtues i ACER, organizata e parë jofitimprurëse dhe joqeveritare shqiptare. Me të bashkëndajmë idenë se duhet mbështetur me të gjitha mjetet konkurrenca, e cila është motori i ekonomisë së tregut dhe viktima e parë e keqqeverisjes, duke shkaktuar mbyllje të bizneseve, varfëri dhe largimin e rinisë. Prandaj programi i Partisë Demokratike shënon një pikë kthese për ekonominë. Ne do t’i japim frymëmarrje sipërmarrjes përmes propozimeve tona që garantojnë mirëqeverisjen dhe taksës së sheshtë 9%, e cila ul informalitetin dhe siguron rritje ekonomike të ndjeshme për çdo familje shqiptare. Ekonomia shqiptare meriton më shumë dhe ne po punojmë për ta arritur këtë!”, shkruan Basha.
Lulzim Basha: Keqqeverisja ka sjellë varfëri dhe largim të rinisë, programi i PD pikë kthese për ekonominë, taksa e sheshtë frymëmarrje për biznesin
Data
