Lufta në Ukrainë/ Rake”at ruse sulmojnë klinikën, 6 të vra*ë dhe 23 të plagosur! Raportohet për persona të bllokuar nën rrënoja

Data

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën, pasi një sulm me raketa ruse shkatërroi ditën e djeshme një klinikë në qytetin ukrainas Zaporizhia

Shërbimet e urgjencës në Ukrainë njoftuan me herët se katër persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Nuk ka ende informacion, nëse të bllokuarit nënë rrënoja kanë shenja jete a jo.

Ndërkohë që mësohet se sulmi rus la të plagosur 22 persona të tjerë.

Përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar

Siç njoftoi shërbimi i urgjencës shtetërore të Ukrainës, ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin dy gra të vdekura nga rrënojat e ndërtesës gjatë natës.

Rusia kryen rregullisht sulme ajrore në dhe rreth Zaporizhias.

Të premten e kaluar një sulm në qytet vrau 10 persona dhe plagosi më shumë se 20. Dy palët ndërluftuese mohojnë të kenë shënjestruar civilët në sulmet e tyre dhe pretendojnë se objektivat e sulmeve janë infrastruktura kryesore e njëra-tjetrës.

Apeli i ri i Zelensky

Presidenti Volodymyr Zelensky u bëri thirrje dje aleatëve të Ukrainës që të furnizojnë vendin e tij me 10 deri në 12 sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore Patriot. Sipas tij këto sisteme do të mbrojnë plotësisht hapësirën ajrore të vendit.

Pas pushtimit të Rusisë në shkurt 2022, Ukraina u ka kërkuar sistematikisht aleatëve të saj që t’i furnizojnë asaj me sisteme më të sofistikuara të mbrojtjes ajrore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related