Luçiana Kokaj bën thirrje për vijimin e protestave: “Nuk na trembin as dhuna, as gazi lotsjellës”

Data

Gjatë protestës së 33-të përpara Kryeministrisë, aktivistja Luçiana Kokaj, e njohur edhe si “protestuesja e Rrjollit”, u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë pjesëmarrjen në tubimet kundër qeverisë.

Në fjalën e saj, Kokaj deklaroi se protestuesit nuk do të tërhiqen pavarësisht përdorimit të forcës apo gazit lotsjellës gjatë protestave të mëparshme. Ajo u bëri një thirrje të veçantë nënave që t’u bashkohen protestave së bashku me fëmijët e tyre.

“Jemi aq shumë sa për t’i treguar Ramës, Ballës dhe deputetëve të inkriminuar se nuk na trembin as me dhunë, as me gaz lotsjellës. Të vijojmë çdo ditë këtu. Të gjitha nënat, merrni fëmijët dhe ejani në shesh”, u shpreh ajo gjatë fjalës së saj.

Kokaj shtoi se, sipas saj, protestuesit kanë zhvilluar protesta paqësore dhe nuk do të ndalen nga presionet apo ndërhyrjet e forcave të rendit.

Deklaratat e saj përfaqësojnë qëndrimin e protestueses dhe u pritën me duartrokitje nga pjesëmarrësit në tubim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related