Liga e Kombeve/ Pas shkëlqimit me Ukrainën, kuqezinjtë nisin stërvitjen në Pragë për sfidën me Gjeorgjinë

Data

Pas fitores 2-1 me Ukrainën, Kombëtarja shqiptare ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e dytë në Nations League ndaj Gjeorgjisë.
Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore paraditen e së shtunës në qendrën stërvitore të klubit Sparta Prague.
Në seancën stërvitore lojtarët që u aktivizuan titullarë me Ukrainën zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top, ndërsa futbollistët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe të gjithë lojtarët janë një gjendje të mirë pa probleme fizike. Kombëtarja pritet të mbërrijë pssditen e sotme në Tiranë dhe do të akomodohet menjëherë në hotel.
Shqipëria do të mbyllë nesër përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related