Lidhja e efektivëve me krimin, gazetari: Nën hetim 444 punonjës policie, ja si u zbuluan

Data

Fokusi i hetimit të kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nga Janari deri në Dhjetor të këtij viti ka qenë korrupsioni në radhët e policisë, shpërdorimi i detyrës, si dhe lidhjet që ata kanë me persona të inkriminuar, apo personazhe të botës së krimit.

Gjatë vitit 2024, AMP ka bërë në prokurori 291 referime për 444 punonjës policie, për vepra të ndryshme penale.

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në një studio televizive, se është rritur dukshëm numri i inkriminuarve në radhët e policisë, por për të korrupsion bëjnë policët rrugorë që marrin 10 mijë lek shoferëve teksa ata që përfshihen në krime nuk janë iniciuar si hetim nga AMP.

“Ka një rritje me vitin e kaluar dhe me vitet e tjera  por kjo nuk do të thotë ndonjë performancë e jashtëzakonshme e kësaj agjencie, sipas një analize që bej se si e shoh ujë,

Rritja ka ardhur si pasojë e një trysnie të madhe të opinionit publik qoftë edhe te medias por të mos harrojmë se ky është viti kur kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë tërë kohës e ka shënjestruar policinë duke deklaruar se kupola e Policisë ka njerëz të inkriminuar dhe nuk gjen dot bashkëpunim me policinë.

Deklarata e tij është bërë disa herë dhe kur Prokuroria speciale e cila në sytë e opinionit publik është maja e Ajsbergut në këtë vend, dhe ka një mbështetje popullore pavarësisht krahëve politik po ta shohësh SPAK është mbi palët në sytë e opinionit, unë do thoja se është bërë pak.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related