Lapaj i vendosur: “Nuk largohem nga sheshi! Nëse qytetarët bashkohen masivisht, Rama do detyrohet të japë dorëheqjen”

Data

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Oponencë” se nuk ka ndërmend të largohet nga sheshi përpara Kryeministrisë, ku po proteston prej dy ditësh pa ndërprerje. Ai theksoi se protesta do të vazhdojë derisa kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen.

Sipas Lapajt, e vetmja mënyrë që procesi të përshpejtohet është pjesëmarrja masive e qytetarëve në bulevard. “Nëse njerëzit bashkohen, Edi Rama do detyrohet të largohet,” tha ai.

“Nuk më heqin dot. Do vij prapë”

I pyetur për mundësinë e largimit të tij me forcë nga sheshi, Lapaj u tregua i prerë:

“Ka dy variante. Për të më hequr, nuk më heqin dot. Se do vij prapë. Lodhen kot. Nuk më mbajnë dot mbyllur. Këtë herë po rri 24 orë, ndryshe nga protesta e çmimeve kur nuk kam qëndruar natën.”

Ai shtoi se ky vendosmëri ka vetëm një synim: të nxisë bashkimin e qytetarëve dhe të sjellë një reagim të fortë shoqëror.

Dy skenarët sipas Lapajt

Lapaj shpjegoi se protesta mund të shkojë në dy drejtime:

  1. Bashkim masiv dhe dorëheqje e kryeministrit.
    “Nëse populli i Tiranës zbret në bulevard dhe nuk largohet deri në dorëheqjen e Ramës, kjo do ishte zgjidhja më e mirë për shqiptarët.”
  2. Vazhdim i protestës me pjesëmarrje të kufizuar.
    “Nëse qytetarët nuk ndjejnë ndryshimin dhe vijojnë me festat, ne qëndrojmë këtu—unë dhe 30 të rinj—deri sa të na lejojnë kufijtë biologjikë. Nuk është kauza ime, është kauza e çdo qytetari në këtë vend.”

“Po sakrifikoj për fëmijët, për një vend normal”

Lapaj theksoi se qëndrimi i tij është një sakrificë personale për të ardhmen e brezave të rinj dhe për normalitetin e jetës publike në vend.

“Është çështja e një populli që vidhet dhe tallet. Po sakrifikoj për t’i lënë vajzës sime dhe fëmijëve të Shqipërisë një vend normal. Dua të jetoj pjesën e mbetur të jetës në një vend ku haku dhe merita nuk vidhen,” tha ai.

Ai u shpreh se kauza e tij nuk është radikale: “Nuk luftoj për gjëra të jashtëzakonshme, luftoj për një republikë normale.”

Grevë urie? Lapaj: “Është një opsion i mundshëm”

I pyetur nëse do të ndërmarrë edhe një grevë urie, Lapaj nuk e përjashtoi këtë mundësi.

“Grevë? Ngelet një opsion i mundshëm,” tha ai, duke lënë të hapur një fazë të re të protestës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related